viernes, 1 de abril de 2011

Jezusi i Mëshirës - Rruzarja (Kurorëza) e Mëshirës Hynore

Paqëja dhe Bekimi, i Zotit tonë Jezu Krishtit, çoftë më ju Gjithëmonë.



                                              JEZU,  në Ty Shpresojë.





Në emër t` Atit e t´ Birit e t` Shpirtit Shenjt. Amën.

Rruzarja fillon më lutjën: Besojë, Ati i ynë, Të Falëmi Mari,...


NË KOKRRAT E MËDHA - në vënd te Atynes thuhët:
------------------------------​-----------------------------
Atë i Gjithëpushtetshëm, të paraqes Korpin, Gjakun,
Shpirtin dhe Hyjninë e Birit tënd fort të dashur dhe Zotit tonë, Jezu Krishtit,
për shpërblimin e mëkateve tona dhe të botës mbarë.

NË KOKRRAT E VOGLA qe jan 10 - në vend të Falemi Maris, thuhët 10 herë:
------------------------------​----------------------------
Në sajë të mundimeve të Tij plot dhimbje.
Ki mëshirë për ne, dhe për botën mbarë.

Në vend te Qofte lumnia e Atit (Thuhët tri here):
------------------------------​------------------------------

Hyji i shenjtë,
Hyu i Shenjt i gjithëpushtetshëm,
Hyu i Shenjt i pavdekshëm,
ki mëshirë për ne dhe për botën mbarë.


Dhe në mbarim të Rruzarës,  ... e përfundojmë më  lutjën Shpirti i Krishtit.
                                                
                                                                             


Për më shumë  në - https://www.facebook.com/pages/Jezu-Krishti-i-M%C3%ABshir%C3%ABs-Jezusi-Mbreti-i-Gjith%C3%ABsis%C3%AB/598006490236133?ref=hl

-----------------------------------------------------------------------------------------------
___________________________________________________________________________


 
-----------------------------------------------------------------------------------------------
___________________________________________________________________________

Mëshira Hynore

 

 
Thirrjët drejtuar Mëshirës Hyjnore.

Këto nuk janë litani, por thirrje drejtuar Mëshirës Hyjnore.
Jezusi ia kumtoi motrës Faustinë pushtetin e madh të këtyre thirrjeve.




 





Nëse ndonjë shpirt dyshon, le t’i lexojë thirrjet e Mëshirës hyjnore
e do të fitojë besimin!” (Shejtja. Faustinë)





Mëshira hyjnore,
që buron nga kraharori i Atit............................... SHPRESOJMË NË TY.

Mëshira hyjnore, atributi më i madh i Hyjnisë.

Mëshira hyjnore, mister i pakuptueshëm.

Mëshira hyjnore, që buron nga misteri i Trinisë.

Mëshira hyjnore, që asnjë mendje engjëllore as njerëzore nuk ka
mundësi të shqyrtojë.

Mëshira hyjnore, prej së cilës buron çdo jetë dhe gëzim.

Mëshira hyjnore, më sublime se qiejt.

Mëshira hyjnore, burim i mrekullive të habitshme .

Mëshira hyjnore, që zbret në botë në personin e Fjalës së mishëruar.

Mëshira hyjnore, që rrjedh nga plaga e hapur në Zemrën e Jezusit.

Mëshira hyjnore, e mbyllur në Zemrën e Jezusit për ne e sidomos
për mëkatarët.

Mëshira hyjnore, e pashqyrtueshme në themelimin e Euharistisë.

Mëshira hyjnore, që themelove Kishën e shenjtë.

Mëshira hyjnore, që themelove sakramentin e pagëzimit.

Mëshira hyjnore, që na shpërblen përmes Jezu Krishtit.

Mëshira hyjnore, që na përqafon sidomos në momentin e vdekjes.

Mëshira hyjnore, që na dhuron jetën e përjetshme.

Mëshira hyjnore, që përcjell çdo moment të ekzistencës sonë.

Mëshira hyjnore, që i kthen mëkatarët.

Mëshira hyjnore, që na mbron nga flaka e ferrit.

Mëshira hyjnore, mrekulli për engjëjt dhe e pakuptueshme
për shenjtërit.

Mëshira hyjnore, e pranishme me të gjitha misteret Hyjnore.

Mëshira hyjnore, që na ngre nga çdo mjerim.

Mëshira hyjnore, burim i çdo gëzimit tonë.

Mëshira hyjnore, që na thirre në ekzistencë nga hiçi.

Mëshira hyjnore, që i përqafon të gjitha veprat e duarve të tua.

Mëshira hyjnore, që kurorëzon të gjitha veprat që janë
dhe do të jenë.

Mëshira hyjnore, në të cilin të gjithë jemi të zhytur.

Mëshira hyjnore, ngushëllim i ëmbël i zemrave të dëshpëruara.

Mëshira hyjnore, në të cilën zemrat pushojnë dhe të frikësuarit
gjetën paqe.

Mëshira hyjnore, që frymëzon shpresë kundër
çdo shprese ............................................ SHPRESOJMË NË TY.



 




 


                

https://www.facebook.com/pages/Jezu-Krishti-i-M%C3%ABshir%C3%ABs-Jezusi-Mbreti-i-Gjith%C3%ABsis%C3%AB/598006490236133?ref=hl


                                                                            


Nënshi i Mëshirës Hyenore

 Nënshi i Kurorëzës apo i Rruzarës së Mëshirës Hyenore fillon,
 të Premten e madhe dhe zgjat deri ditën e Festës së Jezusit të Mëshirës që, 
 festohët çdo vit mbas Pashkvë,
 pra mbas Dieles se Pashkëve - në Dielen e parë mbas Pashkëve.




 Jezusi premtoj Shëjtës Faustina që kush do ta lus kët rruzare, 
  apo kush do te ketë devocion ndaj Mëshirës Hyenore,
  do të ketë hirë dhe bekime të veqanta ... 
  në veqanti në orën e agonis - në çastin e vdekjës...

 Hiret dhe Bekimët që burojne nga Zëmra e Mëshirës hyenore do te jen
  për çdo person,
  pa marr parasysh sa do mëkatar i madh do teë jetë, ne veqanti
  nese me Fe dhe Shpresë do te rrefehët, kungohet,
  do te jet prezent në Meshën Shëjte dhe do ta
  lut rruzarën e Krishtit të Meshirës, në  ditën e Festës së  Meshirës Hyenore.




                                           Jezusi i Mëshirës  - Ki Mëshirë për mua
                                                                            si dhe për botën mbarë ...




Ju rekomendojë nese ende nuk e keni  pasur rastin për ta lexuar librin e 
 Shejtës Faustina Kowalska,
 të cilës ju lajmrua Jezu Krishti i Meshirës.
 Libri quhet Ditari - Mëshira Hyenore në Shpirtin tim, në kët libër - Ditarë,

 të Shëjtës Faustina jan të përfshier-përmbledhur gjashtë libra,
 ku shfaqet jeta e saj dhe dialoget e saj me Jezusin, rreth vitit 1931-1938.
 ... është i shkruar në nji pjes të madhe të gjuhevë,

 ndërsa ne gjuhën Shqipe vetem disa libra
 të Ditarit - gjashtë librat ëndë nuk jan të perkthyer komplet.

 Papa Gjon Pali II, Motrën Faustina e shpalli shëjtëreshë me 30.04.2000

 dhe e caktoi  javen e parë, të diellën e parë mbas Pashkëve si festa
 e Jesusit të Meshirës, Meshires Hyenore.


 



                                                          
https://www.facebook.com/pages/Jezu-Krishti-i-M%C3%ABshir%C3%ABs-Jezusi-Mbreti-i-Gjith%C3%ABsis%C3%AB/598006490236133?ref=hl