viernes, 1 de abril de 2011

Mëshira Hynore

 

 
Thirrjët drejtuar Mëshirës Hyjnore.

Këto nuk janë litani, por thirrje drejtuar Mëshirës Hyjnore.
Jezusi ia kumtoi motrës Faustinë pushtetin e madh të këtyre thirrjeve.




 





Nëse ndonjë shpirt dyshon, le t’i lexojë thirrjet e Mëshirës hyjnore
e do të fitojë besimin!” (Shejtja. Faustinë)





Mëshira hyjnore,
që buron nga kraharori i Atit............................... SHPRESOJMË NË TY.

Mëshira hyjnore, atributi më i madh i Hyjnisë.

Mëshira hyjnore, mister i pakuptueshëm.

Mëshira hyjnore, që buron nga misteri i Trinisë.

Mëshira hyjnore, që asnjë mendje engjëllore as njerëzore nuk ka
mundësi të shqyrtojë.

Mëshira hyjnore, prej së cilës buron çdo jetë dhe gëzim.

Mëshira hyjnore, më sublime se qiejt.

Mëshira hyjnore, burim i mrekullive të habitshme .

Mëshira hyjnore, që zbret në botë në personin e Fjalës së mishëruar.

Mëshira hyjnore, që rrjedh nga plaga e hapur në Zemrën e Jezusit.

Mëshira hyjnore, e mbyllur në Zemrën e Jezusit për ne e sidomos
për mëkatarët.

Mëshira hyjnore, e pashqyrtueshme në themelimin e Euharistisë.

Mëshira hyjnore, që themelove Kishën e shenjtë.

Mëshira hyjnore, që themelove sakramentin e pagëzimit.

Mëshira hyjnore, që na shpërblen përmes Jezu Krishtit.

Mëshira hyjnore, që na përqafon sidomos në momentin e vdekjes.

Mëshira hyjnore, që na dhuron jetën e përjetshme.

Mëshira hyjnore, që përcjell çdo moment të ekzistencës sonë.

Mëshira hyjnore, që i kthen mëkatarët.

Mëshira hyjnore, që na mbron nga flaka e ferrit.

Mëshira hyjnore, mrekulli për engjëjt dhe e pakuptueshme
për shenjtërit.

Mëshira hyjnore, e pranishme me të gjitha misteret Hyjnore.

Mëshira hyjnore, që na ngre nga çdo mjerim.

Mëshira hyjnore, burim i çdo gëzimit tonë.

Mëshira hyjnore, që na thirre në ekzistencë nga hiçi.

Mëshira hyjnore, që i përqafon të gjitha veprat e duarve të tua.

Mëshira hyjnore, që kurorëzon të gjitha veprat që janë
dhe do të jenë.

Mëshira hyjnore, në të cilin të gjithë jemi të zhytur.

Mëshira hyjnore, ngushëllim i ëmbël i zemrave të dëshpëruara.

Mëshira hyjnore, në të cilën zemrat pushojnë dhe të frikësuarit
gjetën paqe.

Mëshira hyjnore, që frymëzon shpresë kundër
çdo shprese ............................................ SHPRESOJMË NË TY.



 




 


                

https://www.facebook.com/pages/Jezu-Krishti-i-M%C3%ABshir%C3%ABs-Jezusi-Mbreti-i-Gjith%C3%ABsis%C3%AB/598006490236133?ref=hl